I dënuari për kontrabandimin e 113 kg narkotikëve fotografohet edhe me Ministrin Abrashi

Emri i Enis Qerkës pushtoi sot mediat, pasi u bë këshilltar i ministrit të Drejtësisë Selim Selimi.

Me drejtësinë, ai deri tash ka pasur veç probleme. U përfshi në një rrahje krah Gani Thaçit, vëllait të presidentit Hashim Thaçi.

Herën e fundit kur ai është përmendur, ka qenë arrestimi i tij për 113 kilogramë drogë.

Por duket se i apostrofuari ka lidhje të forta me politikën.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shfaqet krahas Ministrit të Infrastrukturës Arban Abrashit.

Pasi mediat bënë publik emërimin e tij si këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi, ky i fundit njoftoi se pas raportimit në media e ka liruar Enis Qerkën nga detyra.