IKSHPK: 112 raste të reja me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit

Nurse wearing respirator mask holding a positive blood test result for the new rapidly spreading Coronavirus, originating in Wuhan, China

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 112 raste të reja me koronavirus. IKSHPK njofton se rastet e reja vijnë nga 22 komuna të Kosovës.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 488 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren .

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.