Incident zjarri në ndërtesën e Agjensisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë, ka ndodhur një incident zjarri.

 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth ores 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjensisë së Regjistrimit Civil në  rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë”. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar.Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.//KosovoInsights