Infektologu Krasniqi: Në Kosovë, Koronavirusi ka marrë teposhtën

“Një javë fantastike në Kosovë”, është shprehur, infektologu, Valbon Krasniqi derisa ka komentuar situatën me COVID-19 në vend.

Krasniqi ka thënë se koronavirusi ka marrë teposhtën, teksa ka shtuar se numri i të shëruarve së shpejti do ta kalojë numrin e rasteve aktive.

Përmes këtij shkrimi në rrjetin social Facebook, Infektologu Valbon Krasniqi ka bërë me dije se sot, në Klinikën Infektive nuk është shtruar asnjë pacient i ri me koronavirus.

“Një javë fantastike në Kosovë. Për 6 ditë 170 të shëruar vetëm 60 raste të reja. Sot në klinikë, asnjë rast i ri, Koronavirusi ka marrë teposhten. Këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numri i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID). Me Fat Kosovë, vazhdojmë”

Puna e suksesshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe stafit mjekësor ka bërë që Kosova të shënoj progres në parandalimin dhe luftimin e Covid-19, raporton KosovoInsights.