Insektet kaplojnë qytetin e Prishtinës

VIDEO

Sot gjatë ditës ka pasur reagime të shumta rreth insekteve fluturuese të cilët kanë kapluar qytetin e Prishtinës.

Nuk mbahet mend ndonjëherë që janë parë kaq shumë insekte ndonjëherë në qytetin e Prishtinës e as në qytetet e tjera të Kosovës. Kosovoinsights ka shume reagime dhe ankesa rreth këtij problemi.

Lagjet më të prekura nga ky vrull i insekteve janë:  Kolovica, Taslixhe, Aktashi, Qafa, Lagja Kalabria, Tokbashqe, Parku i Qytetit, Bregu i diellit, disa lagje në Dardani etj. – raporton Kosovo Insights.

Mbrëmë kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti lajmëroi se do të bëhet dezinsektimi në lagjet e Prishtinës, për këtë vonesë të dezinfektimit qytetarët shprehen tejet të shqetësuar.

Një qytetar nga lagjia Kolovica, dërgoi tek Kosovo Insights një gjirim të insketeve nga ballkoni. Video të ngjajshme kanë qarkulluar edhe në rrjetet sociale ku qytetarët e shprehnin shqetësimin. //KosovoInsights