Institucionet tash e 20 vjet nuk kanë statistika të sakta sa persona me aftësi të kufizuara janë në Kosovë

Në seancën ku po diskutohet për Ditën Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka, ka deklaruar se Institucionet tash e 20 vjet nuk kanë bërë asgjë për personat me nevoja të veçanta, nuk kanë statistika se sa persona të tillë ka në Kosovë. Për gjithçka tjetër është gjetur përkrahje dhe mbështetje në Kosovë, por jo për personat me nevoja të veçanta, shkruan “Kosovo Insights”.

“Unë mendoj se ky debat sot do të jetë një mundësi e mirë të kuptojnë sfidat të cilat kalojnë personta me nevoja të veçanta. Mbështetja për personat me nevoja të veçanta nuk duhet të jetë vetëm në një ditë dhe një datë. Institucionet tash e 20 vjet nuk kanë bërë asgjë për personat me nevoja të veçanta, nuk kanë statistika se sa persona të tillë ka në Kosovë. Për gjithçka tjetër është gjetur përkrahje dhe mbështetje në Kosovë, por jo për personat me nevoja të veçanta”, ka theksuar Uka.

Ai ka kërkuar, që të gjithë të kontribuojnë për lehtësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta.//Kosovo Isnights