“Isa Mustafa, komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia”

“Komunist” e “ministër i fundit i krahinës socialiste të Kosovës”, e ka quajtur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, kreun e partisë së tij, Isa Mustafen, pas një deklarate kundrejt Kryeparlamentares Vjosa Osmani, transmeton “Kosovo Insights”.

Avdyli goditi Mustafen, duke ia bërë të ditur se po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar në SHBA, në vendin simbol të demokracisë.

“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri ish-BRSS, i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar në SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, ka shkruar Haxhi Avdyli.

Kjo nuk është hera e parë që Haxhi Avdyli e akuzon Isa Mustafen, për fyerjet, që ky i fundit, sipas tij, po i adreson kundrejt Vjosa Osmanit.//Kosovo Insights