Ish-kandidati për deputet i NISMA sulmon verbalisht dhe ofendon qytetarët në mërgatë

Haxhi Hoti, i cili dikur kandidonte si deputet në radhët e Nismës Social Demokrate të Kosovës, publikoi një status në rrjetin social Facebook.

Përmes postimit të tij , ish kandidati u shpreh ashpër dhe me ofendime në drejtim të mërgatës. – shkruan Kosovo Insights.

“Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit.” – shkruan Hoti.

“Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mengjesit me punu mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë. Po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë!” – përfundon shkrimin ish kandidati i NISMA-së.

Kujtojmë se Haxhi Hoti në fund të vitit 2019 kishte kërcënuar Albin Kurtin, ku më pas u arrestua. //KosovoInsights