Ish-ministri emërohet këshilltar i kryeministrit Hoti

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtar i LDK-së, Alush Gashi ka nisur angazhimin e tij në qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ai ka bërë me dije se është emëruar këshilltar politik i kryeministrit Hoti.

“Të nderuar miq, ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si këshilltar politik i kryeministrit Hoti. Falënderoj KM Hoti dhe kryetarin Mustafa për besimin e dhënë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”. KosovoInsights