[the_ad_group id="1455"]

Ja kur do ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme Avdullah Hoti

Qeveria Hoti ende nuk planifikon që të shpall gjendje të jashtëzakonshme, pavarësisht situatës alarmante të krijuar nga COVID-19 në Kosovë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar sot se do ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në momentin kur kjo i’u sugjerohet nga personeli shëndetësor.

“Në atë moment që personali shëndetësor më sugjerojnë si kryeministri që ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk do të hezitojë që ta shpalli”, u shpreh Hoti.

Në kohën e Qeverisë Kurti, kujtojmë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në muajin mars, ku kishte shumë më pak raste e vdekje , ishte ‘një nga shkaktarët e prishjes’ së koalicionit.

Në atë kohë, LDK-ja përkrahte idejen e Presidentit Thaçi që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, por kjo u kundërshtua nga ekzekutivi në krye me Albin Kurtin. //KosovoInsights

[the_ad id="6886"]