Joe Biden: Beogradi ta njohë Pavarësinë e Kosovës

Sipas Blagojeviq, Joe Biden pret që Beogradi ta njohë Pavarësinë e Kosovës, edhe pse pozicionet e administratës së Bidenit dhe Brukselit për Kosovën mund të jenë të ndryshme, objektivat janë të njëjta, si Evropa, ashtu edhe Amerika duan që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht, transmeton “Kosovo Insights”.

“Edhe pse pozicionet e administratës së Bidenit dhe Brukselit për Kosovën mund të jenë të ndryshme, objektivat janë të njëjta, si Evropa, ashtu edhe Amerika duan që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht”, ka deklaruar korrespodenti i BETA-s në Bruksel, Dragan Blagojeviq.

Sipas tij negociatat me të dy palët zhvillohen në atë mënyrë që një palës i thuhet një gjë dhe palës tjetër një gjë tjetër, sikur kur ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dërgoi një letër sekrete në Prishtinë mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa e njoftuar Beogradin si dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq mund ta mbyll marrëveshjen me Prishtinën.//Kosovo Insights