Joe Biden e thellon epërsinë edhe në Nevada

Pas Pensilvanisë, Joe Biden po vazhdon të prijë me vota në shtetin perendimor të Nevadas

Aktualisht ish-nënpresidenti amerikan Biden, ka arritur me 23 mijë vota epërsi në Nevada, kundrejt Presidentit aktual Donald Trump.

 

Duke u bazuar në rezultatet aktuale të publikuara: Joe Biden po prinë edhe në Gjeorgia, ku tani ka arritur 2.449.371 vota, derisa Donald Trump, ngelet me 2.448.454, me këtë avantazh pas Michigan, rezultati përmbyset edhe në Gjeorgjia dhe Biden po shkon drejt fitores së sigurt.

Ky është një ndryshim drastik i rrjedhës së garës së ngushtë, për shkak se tashmë në Gjeorgjia, deri tani janë numëruar 99% e votave dhe rikthimi i mundshëm i epërsisë së Trumpit është minimal.

Gjeorgjia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor, andaj fitorja e Joe Bidenit në këtë shtet do t’ia siguronte matematikisht fitoren në zgjedhje, pa harruar avantzhin edhe në Nevada, ku Biden është në epërsi ndaj Trumpit, me 12 mijë vota.

Fituesi i zgjedhjeve, përcaktohet në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor që mbahet në dhjetor, derisa presidenti inaugurohet më 6 janar në mbledhjen e Kongresit.//Kosovo Insights