Joe Biden-it i duhen edhe gjashtë vota për tu shpallur Presidenti i ri i SHBA-ve

Derisa po vazhdon numërimi i votave në disa shtete që do ta përcaktojnë presidentin e ardhshëm në SHBA, Joe Biden, po i afrohet fitores absolute.

Në anën tjetër, Presidenti aktual Donald Trump, ka kërkuar rinumërim të votave, edhe pse në pesë shtete, rezultati është tejet i ngushtë.

Derisa Bideni, ka një epërsi në Nevada e Arizona, Trumpit epërsia po i zvogëlohet në Pennsylvania e Georgia, gjersa po numërohen edhe votat me postë.

Trump epërsi të ngushtë, ka në Karolinën Veriore poashtu, por kjo nuk mjafton, pasi ai duhet të fitojë shtetet ku është ende në epërsi, pa harruar Arizonen dhe Nevadan, për të evituar që të bëhet presidenti i parë i SHBA-së që nga viti 1992 që dështon të rizgjidhet.

Kujtojmë se George H.W. Bush ishte presidenti i fundit që dështoi të fitonte mandatin e dytë.

Bideni deri tani ka 264 vota elektorale, duke e llogaritur se e ka fituar Arizonen,derisa i duhen vetem edhe gjashtë vota elektorale për t’i fituar zgjedhjet dhe të shpallet President i ri i SHBA-ve.//KosovoInsights.com