Joe Biden, ka marrë më shumë vota se ish-kandidatja Hillary Clinton dhe ish-presidenti Obama

Kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, ka marrë më shumë vota se ish-kandidatja Hillary Clinton në vitin 2016 dhe ish-presidenti Barack Obama më 2012.

 

Sipas një shkrimi të gazetës The Guardian, Hillary Clinton i kishte marrë gjithsej 65 milionë e 853 mijë e 625 vota, ndërsa Joe Biden nga numërimi i deritashëm i ka marrë mbi 67 milionë vota.

Më vonë, u konfirmua se Joe Biden në zgjedhjet e këtij viti ka marrë vota edhe më shumë se ish-presidenti Barack Obama në vitin 2012, kur kishte marrë 65 milionë e 915 mijë vota. Biden tashmë ka shkuar në mbi 67 milionë vota.

Për më tepër, Joe Biden në këto zgjedhje ka marrë më shumë vota se numri i votave që Trumpi kishte marrë në vitin 2016, kur ishte zgjedhur president. Në atë kohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte më pak se 63 milionë vota, katër milionë më pak se që ka Bideni në këto zgjedhje.//KosovoInsights