Joe Biden: Kur numërimi të mbarojë, unë do të shpallem fitues

Joe Biden, kandidati demokrat për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e ndjen fitoren absolute, pasi në një prononcim i apeloi qytetarët për qetësi.

“Në Amerikë, vota është e shenjtë, është mënyra sesi njerëzit shprehin vullnetin e tyre dhe ky është vullneti i votuesve, asgjë tjetër nuk e zgjedh presidentin e shteteve te bashkuara. Çdo votë do të numërohet. Ne ndihemi të sigurtë, nuk kemi dyshime se kur numërimi të mbarojë, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Të gjithë duhet të ruajnë qetësinë. Procesi po vazhdon dhe numërimi është duke iu afruar fundit”, potencoi Biden.

Joe Biden tanimë është i bindur se është një hap larg fitores për të qenë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.//KosovoInsights.com