Joe Biden një hap larg fitores historike

Në një prej shteteve kyçe të garës – Michigan, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka ngushtuar në masë të konsiderueshme epërsinë e rivalit Donald Trump.

 

200 mijë vota sa ishte dallimi në epërsi të Trumpit ndaj Bidenit pak orë më parë, kjo epërsi e kandidatit republikan tashkë ka rënë në vetëm rreth 12.500 vota.

Michigani i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të luajë rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.

Rezultati i ngushtë është nxjerrë nga 90 për qind e votave, ndërsa 10 për qind nuk janë numëruar ende.

Në anën tjetër, Trumpi ka epërsi më të lartë në Pensilvani, Karolinë Veriore dhe Georgia, por edhe në ato shtete epërsia mund të ngushtohet.//KosovoInsights