Joe Biden: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme – të anulohet qasja e Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë

Përmes një deklarate, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u është drejtuar shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri.

 

Biden, në letër ndër të tjera  thotë se Pavarësia e Kosovës  është e pakthyeshme.

Ai zotohet se do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë, dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit. Këtu, përmenden edhe vëllezërit Bytyqi.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në deklaratën e Bidenit.

 

Sipas tij duhet të anulohet qasja e Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke rivendosur drejtësinë dhe barazinë në marrëdhëniet mes tyre dhe duhet punuar drejt një bashkëpunimi më të madh.//KosovoInsights