Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kosovës, në Kuvendin e Kaçanikut

Ish-deputeti i Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut, Ali Shahini, ka ndërruar jetë.

Përveç kontributit të dhënë si nënshkrues i Kushtetutës së Kaçanikut, familja e tij kishin dhënë kontribut edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, djemtë e të cilit, ishin kyqur në idealin për liri.

 

Kujtojmë se Shahini, ishte dekoruar kohë më parë, për kontributin e tij dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini.Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ka shkruar Aliu.//KosovoInsights