Kaplohet nga zjarri lokali afër nënkalimit në Prishtinë

Një lokal është përfshirë nga zjarri në Prishtinë, te kompleksi “Santea”.

Në pamje shihet se Zjarrfikësit kanë arritur për të fikur zjarrin.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia në rajonin e Prishtinës, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nga ky zjarr, zëdhënësi Bajram Krasniqi ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

Detaje të tjera lidhur me rastin për momentin nuk dihen.

Kjo është video dhe fotografia e dërguar nga qytetari: