Kelmendi: Urime Kosovë për çlirimin nga “Gjarpëri”

Pas lajmit për ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe dorëheqjen e tij, përmes një shkrimi në shkrimi në Facebook, ka reaguar Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi.

“Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”, ka shkruar me shkronja të theksuara Kelmendi.

Kujtojmë se veç presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës dorëheqje kanë dhënë  edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, derisa aktakuza iu është konfirmuar edhe ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, i cili ka udhëtuar sot drejt Hages.//KosovoInsights