Kjo është gjendja shëndetësore e Kurtit, pas infektimit me COVID-19

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bërë të ditur se është infektuar me koronavirus.

Lidhur me këtë zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë për media se gjendja shëndetësore e Kurtit është e mirë.

“Në përjashtim të simptomave për të cilat ka njoftuar vetë z. Kurti, gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë”, ka potencuar Kryeziu.

Kurti ka njoftuar sot se simptomat e COVID-19 i janë paraqitur para dy netësh, derisa ka theksuar se të martën është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në Facebook.