“Kjo gjykatë nuk vlen për Krushën e Vogël, gjaku i të vrarëve i mbuloftë këta”

Të irrituar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për përgjysmimin e dënimit prej 22 vitesh ndaj kriminelit serb Darko Tasiq, familjarët e viktimave në Krushë sot kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë në shenjë revolte ndaj këtij vendimi, transmeton “Kosovo Insights”.

Ndërkohë, jashtë objektit të gjykatës, ka dalur Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala duke i ftuar disa nga protestuesit që të shkojnë me të brenda për të biseduar.

“Nëse jeni të interesuar me bisedu, ejani një grup deri në 10 vjet ua jap sqarimet e nevojshme” , tha Shala.

Protestusit i kërkuan të bisedojnë jashtë: “Jo brenda. Me popull bisedo jashtë. A e ke ftohtë a?”

“Jo unë s’e kam ftohtë hiç, për atë dola jashtë. Nëse doni në këtë mënyrë me bisedu me mua, atëherë unë vetëm ju përshëndes.. Qetash brenda një ore ka me u publiku aktgjykimi…. Asnjë gjë s’ka me qenë jotransparente”, tha Shala.

Me këtë rast, një protestues i revoltuar tha se në protestat e radhës do ta kallim krejt këtë gjykatë. Kjo gjykatë nuk vlen për Krushën e Vogël.

“Ishalla shihemi në protestat e radhës e ta kallim krejt këtë gjykatë. Kjo gjykatë nuk vlen për Krushën e Vogël. Gjaku i qatyne të vrarëve i mbuloftë këta”, tha protestuesi.//Kosovo Insights