Kjo Qeveri asesi nuk e lufton dot korrupsionin dhe nepotizmin

“Mendoj se ka qenë vendim i gabuar pasi task-forca kundër korrupsionit ka qenë shumë efektive. Nëse do të modifikohej kjo task-forcë do të ishte diçka normale”, ka deklaruar ambasadori amerikan Philip Kosnett.

 

Lidhur me këtë deklaratë,  përmes një postimi në Facebook, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se ambasadori amerikan, Kosnett ka potencuar qartë se Qeveria që për udhëheqje ka Avdullah Hotin, nuk e lufton dot korrupsionin dhe nepotizmin.

“Ambasadori amerikan dje e tha se kjo qeveri nuk e lufton dot korrupsionin dhe nepotizmin. I menjëhershëm ishte reagimi i Isa Mustafës duke iu kundërpërgjigjur publikisht ambasadorit amerikan. Ai kot po e mbron kryeministrin Hoti nga vjedhjet, skandalet dhe punësimet të vazhdueshme nepostisme. Ambasadori Kosnet tha se populli i Kosovës sytë i ka tek Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kur bëhet fjalë për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar Bajqinovci.