Klinika e Psikiatrisë nuk e pranon për trajtim ish-ushtarin e UÇK-së

F.K. i cili kishte qëndruar për më shumë se 10 ditë në Klinikën Psikiatrike është lëshuar për në shtëpi, raporton KOHA.

Por, familjarët e tij kanë insistuar që ai duhet të mbahet në klinikë, meqë gjendja e tij nuk është aspak e mirë.

Ajo shton se vetëm për aq kohë sa bashkëshorti ka qëndruar në Klinikë kanë qenë të sigurt.

L.K thotë se bashkëshorti i saj në shtëpi nuk pranon t’i marrë barnat që ia ka përshkruar doktori, andaj edhe ushtron dhunë ndaj tyre.

Por drejtori i Klinikës së Psikiatrisë i ka thënë televizionit se sëmundja e ish-ushtarit të UÇK-së është e pashërueshme andaj nuk mund ta mbajnë më shumë atë në Klinikë.

Klinika e psikiatrisë nuk mund të shndërrohet në qendër strehuese për personat që kanë probleme të tilla. Nuk do të ketë rezultat më të mirë, trajtimi për të ka përfunduar. Funksionimi i tij është i dëmtuar përjetësisht, nuk mund të përmirësohet dhe të njëjtit i duhet mbështetje psiko-sociale më e madhe dhe më pak trajtim spitalor”

– ka thënë drejtori i Psikiatrisë në QKUK, Shaban Mecinaj.