Klopp kujton kohën kur ishte afër shkarkimit nga Liverpooli

Jurgen Klopp aktualisht është kampion i Ligës së Kampionëve me Liverpool dhe pritet që të sjellë titullin e parë anglez pas 30 vitesh, por ai kishte pasur frikë se do të shkarkohej.

Gjermani karizmatik ka folur për Sky Sport, ku ka zbuluar detaje nga e kaluara e tij , duke nënviuar se në fillim te Liverpooli frikësohej nga shkarkimi.

Ai shton se patjetër që kishte nevojë për kohë për të ndryshuar skuadrën, por tek klubet e mëdha suksesi duhet të jetë i menjhershëm.

“Patjetër që nuk e riparonim ekipin brenda natës, por kishim nevojë për kohë. Mu desh të kërkoja kohë”.

“E dija që asnjëherë nuk isha shkarkuar në karrierën time, por tashmë bëja pjesë në një nivel tjetër ku duhet të fitoje shpejt”, tregon Klopp. //BalkanInsights