Koalicioni LDK-AAK, vjen lajmi i fundit nga Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Në Hotelin Sirius po zhvillohet një takim në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe kryetarit në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Siç mësohet, LDK dhe AAK po qëndrojnë mirë në pikat që po diskutohen, dhe po presin që mandatari t’i jepet kësaj të pares.

Për më të rejat e fundit, Kosovo Insight do t’ju mbajë të informuar ne kohë reale përmes këtij artikulli.

Event
Zhvillohet Takimi Koalicioni LDK-AAK
Location
Hoteli Sirius
Start time
14:20
Event status
Finished
G. R.
3:08 pm

Në këto momente ka marrë fjalën kryetari i PDK-së Kadri Veseli

Ai është deklaruar se ka një acarim të situatës politike nga konfrontimi i brendshëm.

Kadri Veseli ka ngritur akuza për Qeverinë në detyrë duke thënë se ka prishur marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe gjithashtu e quan babadimër kryeministrin e Republikës. 

Veseli: Ne jemi të gatshëm t'i dalim në krah të gjithë Kosovës. Veseli gjithashtu deklaroj se PDK-ja do të vazhdoj të mbetet në opozitë.

Kur të krijohen rrethanat dhe kushtet e reja do të shkojmë në zgjedhje. 

Ndërsa Ramush Haradinaj ka thënë se nuk janë për shpërbërjen e Parlamentit dhe janë kundër për të shkuar në zgjedhje.

Ramush Haradinaj ka thënë se mbështesin formimin e një Qeverie të re të votuar nga Parlamenti i Republikës. 

Pas Ramush Haradinajt, kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj merr fjalën

Ai ka thënë se deputetët e Parlamentit të Kosovës janë bashkuar për mocionin e mosbesimit.

Ne nuk i pranojmë e as nuk i duartrokasim vendimet anti-Kushtetuese. 

 

 

G. R.
2:51 pm

Isa Mustafa merr fjalën

Vlerëson se në këto momente vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje.

Vendit i nevojitet një qeveri me mandat të plotë. 

Momenti i tanishëm nuk e mundëson që ne të mbajmë zgjedhje. Ne duhet të bëjmë përpjekje për formimin e Qeverisë së re sa më shpejt që të jetë e mundur.

G. R.
2:48 pm

Thaçi i mbledh liderët e LAN-it

Kryetarët e tri partive politike, LDK, PDK e AAK janë mbledhur për takim me presidentin Hashim Thaçi për të nisur konsultat për formimin e qeverisë së re.

Në presidencë tashmë kanë arritur kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ai i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa tashmë ka arritur në Presidencë.

K I
2:06 pm

Thaçi nis konsultat me liderët politikë:

Pas takimit mes LAN, ne ora 16:30 duket se do te mbahet edhe nje takim tjeter mes Presidentit dhe LAN-it