“Koloneli” i KFC-së 13 ditë pune nuk ia llogaritë punëtorëve në pagë

Pas raportimeve të Kosovo Insights për keqpërdorim me paga të punëtorëve nga deputeti i AAK-së, njëherit pronar i Maxi Group-it Gazmend Abrashi dhe lajmit për keqpërdorim me paga të kompanisë së derivateve Shell Kosova, në adresën tonë ka mbërritur edhe një lajm shkelje të të drejtave të punëtoreve dhe mos pagesë të punëtorëve.

Kosovo Insights merr vesh që kompania KFC Kosova në degën e saj në Gjilan nuk i ka paguar punëtorët e vet për 13 ditë punë.

KFC Kosova pagat llogariten nga data 1-30 dhe pagesat bëhen me datën 15 të muajit në vijim.

Puntorët në KFC Kosova (Gjilan) që kanë punuar nga data 1-13 Mars (kur edhe është mbyllyr lokali shkaku i pandemisë) nuk i kanë marr pagat që është dashur t’u ipen me datën 15 Prill.  Ata kanë marr vetëm shtesat nga paketa ekonomike që shperndau Qeveria prej 170 euro ne fillim te muajit Maj (per muajin Mars) dhe kur kjo është diskutuar me menaxhmentin për ato 13 ditë pune që kanë bërë kanë marr si arsyetim se kompania ka pas humbje të mëdha ndërsa punëtorët duhet të mjaftohen me ato para qe u’a ka ndare Qeveria.

Kosovo Insights,  nëpërmjet një emaili zyrtar ka kontaktuar KFC Kosovën për t’i pyetur lidhur me këtë çështje, por, ata nuk kanë qenë të qasshëm dhe nuk u janë përgjigjur e-mailit.

“Ju lumtë dhe falemnderit edhe njëherë për guximin që më motivoj të ju shkruaj dhe shpresoj qe ta keni parasysh edhe këtë kerkesë timen per verifikim te kësaj qe ju tregova.” – përfundohet mesazhi i dërguar në drejtimin tonë.

Për çdo shkelje, parregullsi e keqpërdorim jeni të lirë të na kontaktoni. Ne nuk do t’i publikojmë emrat për shkak të sigurisë dhe privatësisë.

Kosovo Insights do të vazhdoj të publikoj parregullsitë dhe të kontribojë në zbulimin e rasteve. //KosovoInsights