Komenti skandaloz dhe seksist i ish deputetes për Ministren Rozeta Hajdari (FOTO Lajm)

Ish deputetja nga radhët e AKR-së, ish zëvendës-ministrja dhe ish këshillëtarja politike në Ministrinë e Punëve të brendshme dhe Administratës stigmatizon gratë në baza gjinore, sipas një komenti të saj në rrjetin social facebook.

Myzejene Selmani komenton:

Ama grave nuk ju shkon ky zanat hiq. Tmer

Duke komentuar në një postim rreth Ministres në detyrë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë znj. Rozeta Hajdari, ish deputetja si duket aludon që “nuk i ka hije posti sepse është grua”.

Znj. Selmani si duket aludon që gratë nuk janë të afta të ushtrojnë funksionin e ministres të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë. Kujtojmë që znj. Myzejene Selmani më 18 korrik 2019 nga Ramush Haradinaj ishte emëruar zëvendës-ministre në MBPZHR.

Sot barazia gjinore është një ndër temat më të diskutuara e më të prekura, kërkesat si pagë të barabartë për punë të barabartë, trajtimi i barabartë në punë i personavë të gjjinive të ndryshme, etj janë tema që i nxisin pjesëmarrësit e jetës publike në vend që bashkë ta trajtojnë këtë fenomen.//KosovoInsights