Komshiq-Dodik përplasen për njohjen e Pavarësisë së Kosovës: Kjo pikë s’do të jetë në rend dite përsëri

Njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka qenë në rend dite në presidencën e Bosnje e Hercegvoinës.

Për këtë pikë Millorad Dodik ka votuar kundër, derisa sipas një trasnkripti të publikuar nga mediat serbe, Zhelko Komshiq, i cili edhe ka vendosur në rend ditë, s’ka votuar fare.

“Njëri nuk do të votojë, por ju duhet të vendosni në votim. Ai nuk voton dhe është ok. Por le të votohet, duhet të votohet, ju e dini që duhet të votohet”, citohet të ketë thënë Dodik në takim.

Pas kësaj fjalën e ka marrë Shefik Xhaferoviq, duke thënë se do të respektojë atë për çfarë është thirrur takimi dhe do të hedh në votim pikën për Kosovën, derisa ka bërë të qartë se as vet nuk do të votojë.

 

“Tani po iu pyes, pasi që iu insistoni, kush është në favor të vendimit për njohjen e Kosovës. S’ka, s’është askush për një gjë të tillë. Kush është kundër?”, ka pyetur Xhaferoviq në takim.

Dodik është lajmëruar menjëherë duke thënë se është kundër.

Pas dy abstenimesh dhe një vote kundër, Xhaferoviq në takim ka konstatuar se Presidenca e Bosnje e Hercegovinës s’ka marrë një vendim lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Dodik.

Pas kësaj ka reaguar Komshiq duke i thënë Dodikut që të mos mendoj që nuk do të vie përsëri në rend dite pika për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Epo mirë, kjo s’do të thotë që kjo pikë s’do të jetë në rend dite përsëri në takimin e radhës”, citohet të ketë thënë Komshiq.//KosovoInsights