Komuna e Prishtinës harxhon rreth 30.000 euro për personazhe të njohura publike

FOTO LAJM

Në kohën kur Kosova po përballet me virusin vdekjeprurës COVID-19, dhe është në mungesë të testeve e shumë gjërave të tjera, përfshirë edhe ndihmat për familjet skamore, Komuna e Prishtinës, në krye me kryetarin Shpend Ahmeti, po aktivizohet më shumë në aktivitete me qëllim ‘të ngritjes së disponimit të qytetarëve’.

Komuna e Prishtinës ka mbështetur financiarisht shumë personazhe të njohura publike, të cilët kanë propozuar projektet dhe idetë e tyre.

Ndër emrat që kanë përfituar nga kjo mbështetje i shohim edhe këngëtarin Shpat Deda, aktorin Fatmir Spahiu, moderatorin Mentor Shuki, e shumë personazhe të tjera.

Vlera e parave që ka shpenzuar Komuna e Prishtinës për këto aktivite është jo më pak se plot 30.000 euro. – shkruan Kosovo Insights.

Duket absurde arsyeja pse janë paguar me kaq shumë para për performanca shumë të shkurtëra. Asnjëra nga këto performanca nuk ka zgjatur më shumë se 2 orë.

Ja listat Projekteve të aprovuara nga Komuna e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin:
//KosovoInsights