Konflikt armësh në Prishtinë

Një konflikt mes dy personave është raportuar në policinë Prishtinës.

Policia bën të ditur se njëri prej të dyshuarve ka gjuajtur me armë zjarri por nuk e kishte qëlluar askënd.

Policia në vend të ngjarjes kishin gjetur njërin prej të dyshuarve dhe nga ai kishin konfiskuar një revole dhe një karikator me 16 fishekë.

Revolja ishte me leje, ndërsa i dyshuari tjetër ishte arratisur. Ne do t’iu mbajmë të informuar rreth kësaj.

Pas vendimit të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. //KosovoInsights