Konjufca – Raporti i Dick Martyt është i ndyrë

Glauk Konjufca sot në emisionin Debat Plus të Ermal Pandurit, shprehi mospajtimin me këshilltarin e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit. Ai është distancuar nga deklaratat e Shkelzen Gashit të dhëna në emisionin Fronatal të Televizionit T7.
 “Nuk pajtohem me deklaratat e Shkëlzenit. Pretendoj se e njoh më shumë Raportin e Dick Marty-t. Shkarkimi i tij është cështje e Kurtit”, ka thënë Konjufca.
Ministri Konjufca ka thënë që nuk mendon si Këshilltari i Kryeministrit, Shkelzen Gashi. Këtë gjë ai e ka argumentuar duke thënë se Raporti i Dick Marty-t është i ndyrë. Ai ka theksuar se ky raport i pabazuar ka sjellur një hije të zezë për qytetarët dhe Kosovë.
Dick Marty, raportin e tij e ka të bazuar pas librit të gjyqtares së Hagës Carla Del Ponte dhe gjithashtu pas hulumtimeve që ka bërë Konjufca kishte gjetur një mocion që e kishte shkruar rusi Konstantin Kosachev, fakte nga i cili ka marrë edhe vet Dick Marty dhe e ka ndërtuar raportin e tij.
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shtuar edhe se Raporti i Clint Williamson e ka vënë Raportin e Dick Marty-t para një vepre penale. Raporti i Clint Williamson thotë që pjesa e parë e Raportit të Dick Marty-t ku flitet për trafikim me qenie njerëzore, është gënjeshtër.

Më tutje, Konjufca tha që e njeh herët Shkëlzen Gashin dhe nuk ishte i pajtuar me të që nga viti 2002. //KosovoInsights