Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut: 1237 raste të reja të Covid -19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut, janë kryer 3200 teste dhe 1237 raste të reja të Covid -19, transmeton “Kosovo Insights”.

Kanë ndërruar jetë 39 pacientë, dhjetë pacientë nga Shkupi (73, 84, 63, 61, 83, 38, 77, 76, 62 dhe 76 vjeç), një nga Kumanova (76), një nga Shtipi (51), tre pacientë nga Prilepi (71, 57 dhe 56), një nga Tetova (65), gjashtë nga Velesi (76, 59, 81, 63, 81 dhe 85), pesë nga Manastiri (68, 65, 44, 76 dhe 69), dy nga Ohri (54 dhe 63), gjashtë pacientë nga Strumica (72, 85, 71, 54, 77 dhe 71), një nga Krusheva (44), një nga Koçani (67), një nga Kërçova (67) dhe një pacientë nga Negotina (67).

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë jashtë spitalit, të tjerët kanë ndërruar jetë në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 748 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani,në vend janë kryer gjithsej një 306.481 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 52449, numri i pacientëve të rikuperuar është 30952, numri i vdekjeve është 1462 dhe numri i rasteve aktive është 20035.//Kosovo Insights