Kosnett i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: Kurti me Osmanin janë në syrin e publikut

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka folur për ish-kryeministrin, Kurti dhe për kryeparlamentaren, Osmani, duke thënë se të dy këta janë në vëmendje dhe që populli i Kosovëes ka opsione për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Ambasadori Kosnett tha se Albin Kurti e di se pse njerëzit e kanë votuar për kryeministër, që sipas tij është shpresa që ai do ta luftojë krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

“Duhet mbajmë mend qeverinë që u krijua nga LDK dhe VV. Unë mendoj se Kurti e kupton mirë pse e kanë votuar njerëzit atë për kryeministër, që ta zhdukë korrupsionin, mendoj që VV dhe Vjosa Osmani vazhdojnë të qëndrojnë në syrin e publikut dhe mendoj që qytetarët e Kosovës do të kenë opsione kur do të jenë zgjedhjet”, tha Kosnett në tv Dukagjini.

Kosnett gjithashtu shtoi se nëse Kosova shkon në zgjedhje, SHBA e respekton dhe e mbështet këtë, por shtoi se gjithmonë qeveritarët duhen të i përmbahen Kushtetutës.

“Nëse Kosova shkon kah zgjedhjet ne e respektojmë këtë, SHBA e mbështet ketë, vetëm që qeveritarët t’i përmbahen Kushtetutës”, tha ai.