Kosova gati për zgjedhje nacionale

Dështimet e shumta për mungesë kuorumi, vendimet e jashtëligjshme e jo kushtetuese, kanë bërë që ky legjislativ të humbë legjitimitetin e vetë, por edhe besimin qytetarë, andaj Kosova urgjentisht ka nevojë për zgjedhje nacionale.

 

Amerikanët kanë qartësuar pozicionin e tyre se nuk janë kundër zgjedhjeve.

“Nëse Kushtetuta e lejon ndryshimet në koalicion ne do ta respektojmë. Por nëse shihet se Kosova po shkon nga zgjedhjet, ne do ta respektojmë edhe atë opsion. Kam dëgjuar njerëzit duke thënë se SHBA nuk do të lejojë zgjedhjet apo nuk do të pranojmë rezultate të caktuara, kjo nuk është e vërtet. Presim që qeveritarët t’i përmbahen Kushtetutës”, ka thënë ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Derisa liderët e partive kosovare kanë filluar fushatën…

 

Kryetari i VV-së Albin Kurti  kërkon zgjedhje. Kadri Veseli ka nisur shëtitjet nëpër komuna dhe po flet për dështimet e Avdullah Hotit. Kryeministri ka nisur t’i marrë nën kontroll institucionet kryesore para se të shkohet në proces elektoral. Ramush Haradinaj, gati çdo javë, shtyhet me Shefin e Ekzekutivit.