Kosova në top 4 vendet me rezultatet më të mira në Europë

Pandemia që ka kapluar botën tonë ende nuk ka kaluar. Shtetet po mundohen ta bëjnë më të mirën e tyre për ta parandaluar virusin COVID-19.

Deri më tani në botë janë 3.398.702 të infektuar, 1.609.600 të shëruar dhe 241.569 të vdekur.

Kurse në Kosovë janë 823 të infektuar , 336 të shëruar e vetëm 22 të vdekur.

Rezultatet e publikuara nga instituti numër një në botë për monitorimin e pandemisë Johns Hopkins InstituteBaltimore – SHBA e bëjnë Kosovën shtetin e 4 më të suksesshëm në menaxhimin e situatës me pandeminë.

Para Kosovës radhiten vetëm Letonia me 0.25 , Slovakia me 0.40 dhe Ukraina me 0.56. Kosova ka 0.65 vdekje per 100.000 njerëz.

Për këto rezultate duhet falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë në krye me Arben Vitia, Institutitin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, forcat policore, dhe të gjithë mjekët, infermierët, dhe vullnetarët për kontributin e dhënë në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. //KosovoInsights