Krasniqi: Më arrestuat si kriminel por unë jam intelektual

Në Gjykatën Speciale, Jakup Krasniqi Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se është intelektual, e i arsimuar por se është detyruar të luftoj kundër Serbisë, si dhe ndaj njerëzve gjithmonë ka pasur qëndrim njerëzor, raporton “Kosovo Insights”.

“Unë po i kuptoj ata njerëz dhe këta që janë këtu se si sillen me mua. Mendojnë që edhe unë jam përnjëmend kriminel. Jo, unë jam intelektual, jam arsimuar për me qenë mësues, por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë. Ama ndaj njerëzve gjithmonë kam pasë qëndrim njerëzor. Unë as kaq të padrejtë sa më kanë bë prej burgut deri këtu, duke m’i lidhë duart, duke më kontrolluar dhjetëra herë… Keni procedura që mund të jenë të përshtatshme për kriminelë, por jo për mua”, ka deklaruar Krasniqi.

Tutje, ai ka kujtuar se ka qenë dy herë dëshmitar në Tribunalin e Hagës dhe po të kishte një fakt të inkriminuar, Tribunali do të më dënonte

“Ju e dini që në ish-Jugosllavi ka pasë një Tribunal. Unë dy herë kam qenë dëshmitar në Tribunalin e Hagës dhe po të kishte një fakt të inkriminuar, Tribunali i Hagës do të më dënonte. Unë e shoh këtë si përpjekje të fundit. Akademia e shkencave e Serbisë e ka bë këtë përpjekje dhe ia arriti qëllimin. Nuk ka njeri që s’e di kush ka bë krime në Kosovë. Dhe kjo më dhemb, më dhemb shumë sepse është padrejtësi e madhe”, ka shtuar Krasniqi.//KosovoInsights