Krasniqi: Nuk ka asgjë më fyese se cilësimi i prokuoririt “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Pas fillimit të seancës në Gjykatën Speciale, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi në fjalën e rastit,  e ka kritikuar ashpër cilësimin e prokurorit si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, raporton “Kosovo Insights”.

“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka potencuar Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar tutje se cilësimi i prokuoririt se ne jemi ndërmarrje e përbashkët kriminale nuk ka asgjë më fyese.

“Besoj dhe besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar që së paku është mbi 30 vjeçar dhe jeton në vendet e demokracisë”, ka deklaruar Kransiqi.//KosovoInsights