Koha kur Kreu i VV-së Albin Kurti me largpamësinë e tij, paralajmëronte rrezikun që i kanoset Kosovës nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, kishte paralajmëruar rrezikun që i kanoset Kosovës nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe qysh në vitin 2007.
Përmes një shkrimi në faqen zyrtare të partisë, Lëvizja VETËVENDOSJE, ka kujtuar kohën kur Lideri Albin Kurti, e pati lexuar saktë planin e Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës. Është klubi i vjetër politik që më 2013 dhe 2015 deshën ta realizojnë këtë plan. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që “Zajednica” e shkelte Kushtetutën në plotë 23 pika, presidenti doli te plani për shkëmbim territorial që prapë është ndarje e vendit. Kurse kllapa tjetër me një kryeministër të paligjshëm mbeti te “Zajednica” me deklarata që këtë kohë e shtynë edhe përfaqësuesin e BE-së për dialog të thotë se kushtetuta nuk është Bibël.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! e pat lexuar saktë planin e Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës. Është klubi i vjetër politik që më 2013 dhe 2015 deshën ta realizojnë këtë plan. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që “Zajednica” e shkelte Kushtetutën në plotë 23 pika, presidenti doli te plani për shkëmbim territorial që prapë është ndarje e vendit. Kurse kllapa tjetër me një kryeministër të paligjshëm mbeti te “Zajednica” me deklarata që këtë kohë e shtynë edhe përfaqësuesin e BE-së për dialog të thotë se kushtetuta nuk është Bibël. Ky klub i vjetër dhe i marrë fund është për ndarjen e vendit në mënyrë që ta ndajë dhe mbajë pushtetin. Duhen zgjedhje të lira e demokratike, në mënyrë që vendit t’i kthehet një qeveri legjitime që i shpallë përfundimisht të vdekura këto projekte”, thuhet në reagimin e VV’së.//KosovoInsights