Kreu i OVL-UÇK’së – Hysni Gucati arrestohet nga EULEX’i

Kreu i OVL-UÇK’së Hysni Gucati është arrestuar nga EULEX’i, kështu ka deklaruar nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj

Sipas Haradinajt, Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.

Avokati i OVL-UCK’së, Tomë Gashi, e ka konfirmuar se gjatë bastisjes së sotme u arrestua kryetari i organizatës, Hysni Gucati.

Kreu i veteranëve, Gucati, sipas avokatit Gashi, është arrestuar dhe pritet të transferohet në Hagë.

“Tani u arrestu nga policia e Eulexit kryetari i OVL të UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hagë!”, ka shkruar Gashi,//KosovoInsights