Kryeministri Albin Kurti: Kryetarja e Kuvendit është udhëheqësja e vërtetë e LDK-së

Albin Kurti në emisionin Përballë të televizionit RTSH tha udhëheqja e vërtetë e LDK-së është Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Lidhjen Demokratike të Kosovës nga partia e tretë e bëri të dytën.

Ai u shpreh se bashkë qeverisja me LDK-në nuk ka qenë e lehtë duke shtuar se LDK nuk e ka partinë apo interesat e qytetarëve prioritet por interesat e ngushta të disa liderëve të vjetër aty.
Kryeministri në detyrë Kurti shtoi se shpresat e popullit nuk ishin vetëm të Lëvizja Vetëvendosje por edhe te bashkëpunumi me LDK-në.

“Shpresa e njerëzve në LDK ishin tek Vjosa Osmani, që ishte zotuar të bashkëpunonte me Lëvizjen Vetëvendosje në çkapjen e shtetit”, tha Kurti.

Tutje shtoi se Vjosa Osmanin LDK-ja e kishte për zgjedhje, ndërsa për qeverisje ia zinin rrugën të vjetrit në atë parti. LDK – ja ngadalësonte veprimtarinë, na ngadalsonte të ecnim më drejtë e më shpejt. Vonesat na kushtonin në rrethana të shtetit të kapur ku vetëm qeveria ishte e re, ne ishim gati të rireskonim mekanizmat e funskionimit të shtetit dhe këtu kemi humbur kohë.