Kryeministri austriak Kurz: Ne nuk do të lejojmë kurrë veten tonë që të frikësohemi nga terrorizmi

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj njerëzve që kishin dalë për të shijuar një mbrëmje të fundit në Vjenë përpara se të hynin në fuqi masat e ndalim-qarkullimit për koronavirusit të hënën, në një sulm terrorist që shkaktoi vdekjen e të tre personave – përfshirë një nga autorët e sulmit – dhe plagosjen e 15 të tjerëve, thanë autoritetet.
Kryeministri austriak, Sebastian Kurz, ka shprehur ngushëllime për viktimat e sulmit terrorist që ndodhi sonte në Vjenë, dhe ka thënë që ata nuk do të lejojnë në frikësohen nga terrorizmi.

“Aktualisht po kalojmë në kohëra të vështira në republikën tonë. Do të doja ta falënderoj gjithë shërbimin emergjent që po e rrezikon jetën për sigurinë tonë, veçanërisht sot”, ka shkruar Kurz.

“Policia jonë do të veprojë në mënyrë vendimtare kundër kryerësve të këtij sulmi terrorist”.

“Gëzohem që oficerët tanë policorë tashmë kanë mundur ta eliminojnë njërin prej kryerësve. Ne nuk do të lejojmë kurrë veten tonë që të frikësohemi nga terrorizmi dhe do t’i luftojmë vendosmërisht dhe në të gjitha mënyrat këto sulme”.

“Në mënyrë që policia të mund të fokusohet tërësisht në luftën kundër terrorizmit, qeveria federale ka vendosur që forcat e armatosura do ta marrin përsipër mbrojtjen e pronës të cilën më parë e ka pasë policia në Vjenë”.

“I gjithë vendi mendon për viktimat, të lënduarit dhe familjet etyre, të cilëve ua shpreh ngushëllimet më të thella”.

“Falënderojmë liderët e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për simpatinë e tyre dhe shprehjen e solidaritetit”