Kryeministri Hoti: “Çdokush që nuk i zbaton këto masa, bën vepër penale”

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është deklaruar para mediave lidhur me situatën e tanishme të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Hoti tha se nuk duhet lejuar që gjendja të dalë jashtë kontrollit dhe se jeta e qytetarëve është prioritet i qeverisë.

“Kemi 49 raste me fatalitet, Klinka Infektive është e stërmbushur, nuk ka vende më për njërëz në klinikë. Tash ministri, Drejtori i Institutit janë duke krijuar hapësira shtesë nëpër klinika të tjera dhe spitale regjionale, masat janë të thjeshta shumë të thjeshta dhe të qarta, maskat, distanca fizike, larja e duarve, tri gjëra të thjeshta. Jemi të obligueshëm të gjithë t’i ndërmarrin këto masa, kur ecim në rrugë, në autobus, kur shkojmë në punë, biznes apo barnatore, gjithku. Çdokush që nuk i zbaton këto masa, bën vepër penale sepse rrezikon jetë ne vetë dhe të qytetarëve të tjerë.2 mijë e 677 raste deri sot të prekur me COVID-19, për momentin i kemi 113 që janë të hospitalizuar, gjashtë në gjendje të rëndë, stafi shëndetësore po bën maksimumin dhe del që 8% e rasteve totale janë mjekët stafi shëndetësore që janë prekur nga kjo sëmundje, sepse janë fronti vija e parë e përballjes”, tha Hoti. //KosovoInsights