Kryeministri Hoti i nënshtrohet Presidentit Thaçi

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e ka anuluar vizitën për në Washington.

Ky anulim u konfirmua pasi Gjykata Speciale dje ngriti aktakuzë ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Për shkak të akuzës, Presdienti Hashim Thaçi menjëherë anuloi vizitën në Washington, ku për 27 qershor ishte paraparë që të takohet me krerët e Serbisë.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për t’u marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook të enjten.

Hoti momentliasht ndodhet në Bruksel, ku për sot ishte paraparë të ketë takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian, e më pas nga aty, planifikonte që të nisej për Washington. //KosovoInsights