Kryeministri Kurti në market, blenë produkte vendore

Kryeministri në detyrë Albin Kurti shihet duke bërë pazar në rrjetin e marketeve Meridian, ai blenë aty produkte vendore. Si duket Kurti e bën pazarin ditor vet dhe nuk porositë persona të tjerë që ta kryejnë këtë për të.

Përmes platformës sociale instagram ai i thërret qytetarët që ta respektojnë orarin e lëvizjes dhe i falenderon punëtorët e marketeve për punën gjatë pandemisë.//Kosovoinsights

Postimi i plotë:

Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre.