Kryeministri në detyrë iu drejtohet qytetarëve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka publikuar një video në faqen zyrtare të tij në rrjetin social facebook. Videoja mbanë titullin “E ardhmja që na pret” dhe përmes saj Kurti iu drejtohet qytetarëve në 3 muajshin e qeverisjes së tij. Kryeministri në detyrrë flet për shpresën siç e quan ai të 6 tetorit dhe vullnetin e qytetarëve për ndryshim ndërsa kundërshtarët e tij i cilëson si rezistues të ndryshimit si dhe si pjesë të politikës vazhduese të vjetër.

Kryeministri foli edhe për të arrituar e Qeverisë së tij, një ndër qeveritë më jetëshkurtur në Republikën e Kosovës, Kurti përmendi uljen e pagave për Qeverinë e tij, zvoglimin e numrit të konsujve në ambasada, largimin e koordinatorëve nacional, pushimin e Bordeve në ndërmarrjet publike, anulimin e kontratave të dëmshme të destinuara për përfitime personale.

Ndër tjera përmendi edhe heqjen e tarifës 100%, fillimin e zbatimit të masës së reciprocitetit me Serbinë, vetingun për gjyqësorin dhe për pozitat e larta të sigurisë, menaxhimin e situatës me Covid-19, organizimi i mësimit në distancë, dhënia e ndihmës për komunat me shumicë shqiptare në Serbi, votimin në NCOE ku KOST-i u pavarsua dhe fitori të drejtat e barabarta me homologët tjerë në nivel rajoni dhe më gjerë, kjo sipas tij do t’i sjellë Kosovës miliona euro përfitime.

Pengesë për ndërtimin e shtetit dhe e të së ardhmës korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar, tha Kurti. Sipas tij arsye për rrëzimin e qeverisë me 25 mars nuk kishte mirëpo ajo u rrëzua për shkak të punës së mirë kundër korrupsionit dhë ç’kapjes së

Për situatën me Covid 19, Kurti tha se vëtëm duke respektuar masat e qeverisë dhë bashkpunimit të ndërsjelltë do ta kalojmë pandeminë që e ka kapluar botën. Kurti përmendi edhe 15 masat e qeverisë për bizneset dhe qytetarët e Repbulikës së Kosovës, dhe paralajmroi për pakon e dytë të rimëkëmbjes ekomike të vendit.

Video e plotë: