Kryeshefi i “Telekom” u shkarkua pasiqë u gjetë se humbjet e ndërmarrjes ishin mbi 15 Milionë euro

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari i ka numëruar të dielen gjetjet, mbi të cilat është mbështetur vendimi për shkarkimet në Telekomin e Kosovës. Në Telekom u shkarkuan kryeshefi, zëvendëskryeshefat dhe zyrtari kryesor finaciar.

Hajdari, gjatë video-incizim së përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ka bërë prezantimin e tyre, krahas prezantimit të gjeteve për ndërmarrjet tjera publike. Ajo ka bërë të ditur se një prej arsyeve ka qenë thellimi i humbjeve.

“Gjatë vitit 2018, humbjet e ndërmarrjes kanë qenë 15,6 milionë euro. Më 2019, janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje. Pra, humbjet janë thelluar për 50 për qind”, ka thënë ajo.

Gjetje tjera janë:

“Detyrimet në rritje — Detyrimet e ndërmarrjes për 2018 kanë qenë 50,2 mili­onë euro, kurse për 2019 detyrimet sillen rreth 72,5 milionëve. Pra, kemi një rritje prej 16,3 milionësh”, ka thënë ajo.

“Problemet me likuiditet — Ndërmarrja ka probleme me likuiditet, që është rë­nduar akoma gjatë pandemisë. Në 5–6 muajt e fundit, ndërmarrja nuk ka arritur të paguajë me rregull rrogat e punëtorëve”, ka rikujtuar Hajdari.
Hajdari po ashtu ka thënë se kur është shkarkuar bordi, “kemi përmendur këto probleme kyçe”:

-Kontrata të pafavorshme — Ndërmarrja ka lidhur vazhdimisht kontrata të marketingut me portale fiktive ose për shuma të paarsyeshme; kontrata të ri­shitjes së shërbimeve me provizion tejet të lartë, të paarsyeshëm — që kanë qenë bazë për shkarkimin e bordit.

-Shpenzimet e tepërta — Ndërmarrja ka dhënë rroga të larta të menaxhmentit (pesëfish rroga e ministrit), ndërkohë që menaxhmenti tashmë i shkarkuar ka kërkuar subvencione për rroga të punëtorëve.

– Ndërmarrja është rënduar me emërime e gradime pa kriter, nepotizëm e politizim. Punëtorët përballen me diskriminim në paga.