Kryetari i PDK-së Kadri Veseli sonte niset drejt Hagës, së bashku me nëntë persona tjerë të akuzuar

Pas konfirmimit se Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani pas një operacioni nga EULEX-i dhe Policia.

Burime të “Kosova Insights”, bëjnë të ditur se edhe Kryetari i PDK-së Kadri Veseli sonte pritet të niset drejt Hagës, së bashku me nëntë persona tjerë të akuzuar.

Operacioni nga EULEX-i kishte nisur në mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa ka zgjatur për disa orë.

Specialja përmes një njoftimi tha se  përveç në shtëpinë e Krasniqit, janë duke kryer bastisje edhe në disa lokacione tjera.//KosovoInsights