Kryetari i VETËVENDOSJES Albin Kurti ia uron fitoren Kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e fundit dhe sigurimit të mandatit të dytë qeverisës, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Kryeministres së Zelandës së Re, znj. Jacinda Ardern, duke e uruar për triumfin e saj, raporton gazeta “Kosovo Insights”.

 

“Kam kënaqësinë të përcjelli konsideratat më të larta për Shkëlqesinë tuaj dhe gjithashtu, të përcjelli urimet më të përzemërta për sigurimin e mandatit të dytë si Kryeministre e Zelandës së Re, pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e së shtunës së kaluar”, ka shkruar Kurti.

 

Po e shkruaj këtë letër në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Republikën e Kosovës, e cila është lëvizja më e madhe politike në vend dhe është anëtare në Aleancën Progresive, sikurse Partia e juaj Laburiste e Zelandës së Re. Dua të falënderoj Shkëlqesinë tuaj për mbështetjen që ia keni dhënë anëtarësimit tonë në Aleancën Progresive më 18 shtator, 2020. Shpresoj që nëpërmjet kësaj platforme, subjektet tona do të krijojnë marrëdhënie bilaterale dhe do të punojnë së bashku në përpjekjet tona të përbashkëta si social-demokrat, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit drejtuar znj. Jacinda Ardern.

 

Letra e plotë:

Shkëlqesia Juaj,
E Nderuara Kryeministre Znj. Jacinda Ardern,

Kam kënaqësinë të përcjelli konsideratat më të larta për Shkëlqesinë tuaj dhe gjithashtu, të përcjelli urimet më të përzemërta për sigurimin e mandatit të dytë si Kryeministre e Zelandës së Re, pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e së shtunës së kaluar.

Programi juaj politik dhe qasja juaj qeverisëse, veçanërisht në kohët e vështira, sikurse kjo e pandemisë nëpër të cilën po kalojmë të gjithë, ka qenë një shembull për t’u ndjekur jo vetëm nga ne në Republikën e Kosovës, por për të gjithë social-demokratët gjithandej nëpër botë.

Po e shkruaj këtë letër në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Republikën e Kosovës, e cila është lëvizja më e madhe politike në vend dhe është anëtare në Aleancën Progresive, sikurse Partia e juaj Laburiste e Zelandës së Re. Dua të falënderoj Shkëlqesinë tuaj për mbështetjen që ia keni dhënë anëtarësimit tonë në Aleancën Progresive më 18 shtator, 2020. Shpresoj që nëpërmjet kësaj platforme, subjektet tona do të krijojnë marrëdhënie bilaterale dhe do të punojnë së bashku në përpjekjet tona të përbashkëta si social-demokrat.

Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe si ish Kryeministër, i jap rëndësi të madhe raporteve bilaterale të të dy shteteve tona dhe shpresoj që në të ardhmen do t’i zgjerojmë dhe thellojmë ato.

Shfrytëzoj këtë rast për t’i shprehur përsëri, znj. Kryeministre, konsideratat më të larta për Shkëlqesinë tuaj.

Sinqerisht i juaji,
Albin Kurti

Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ish Kryeministër i Republikës së Kosovës.//KosovoInsights