Kryeziu: Kryeministri Kurti nuk ka pranuar ansjëherë asnjë ftesë nga Gjykata Speciale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, iu është përgjigjur pretendimeve të gazetës serbe ‘Politika’ se kinse kryeministri në detyrë Albin Kurti para pak muajsh ka dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai gjithashtu ka treguar që kryeministri Kurti nuk ka pranuar asnjëherë ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Në një prononcim për Gazetën Express Kryeziu ka thënë: “Jo, Kryeministri Kurti nuk ka pranuar ansjëherë asnjë ftesë nga Gjykata Speciale, dhe ky lajm nuk qendron”.

Gjithashtu ai ka shtuar se për pretendimet e njejta është ngritur edhe padi ndaj ish-deputetit Milaim Zeka.

“Të njejtat pretendimet, duam të rikujtojmë që janë hedhur në publik javë më parë në disa studio televizive në vendin tonë, për të cilat pretendime tashmë është dorezuar padi”, ka theksuar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

Gazeta serbe ‘Politika’ në një shkrim të publikuar në fillim të majit ka raportuar rreth deklarimeve të bëra nga Shkëlzen Gashi në cilësinë e këshilltairt të kryeministirt rreth vrasjeve të civilëve serbë nga individë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. //KosovoInsights